SHBA– Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të zgjedhjeve presidentciale, miliarderi Elon Musk i ka thënë gazetarit amerikan Tucker Carlon se nëse Kamala Harris fiton në zgjedhjet për president/e të Amerikës e ka punën pisk.
Ndër të tjera ai ka shtuar se Kamala mund ta dënojë me burg.
Carlon kurioz e pyeti Musk-un se çfarë do të ndodhë me të, në rast se Harris fiton zgjedhjet. Musk u shpreh se nëse Harris fiton zgjedhjet, atëherë i ka punët pisk.
“Nëse Kamala Harris do të fitojë zgjedhjet, i kam punët pisk. Nuk e di nëse do të shoh fëmijët.”- tha Musk.
Nga ana tjetër Musk deklaroi se edhe nëse Donald Trump humbet, ai do ta mbështesë.


