Mesa duket së shpejti do të kemi një dasëm në horizont.
Bëhet fjalë për një hap më tej të marrëdhënies mes këngëtares Elhaida Danit dhe balerinit të njohur Ledian Agallijaj.
Këngëtarja para dy ditësh festoi ditëlindjen ndaj dyshja romantike zgjodhën që ta festonin së bashku në një udhëtim të veçantë në Milano.
Por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte unaza në dorën e Elhaidës.
Në rrjet janë ngritur aludimet se mos dhurata e ditëlindjes ishte një propozim martese?!
Por deri më tani asnjëri nga dyshja e ëmbël nuk ka reaguar, ndaj pritet që njëri prej tyre të na konfirmojë diçka nëse ky lajm i bukur është i vërtetë.



