Këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj, pas bashkëpunimit në “Dancing With The Stars” vendosën që të bënin publike romancën e tyre.
Kohët e fundit, referuar postimeve të dyshes romantike nëpër rrjet, fansat aludojnë se ata janë gati që të bëhen prindër.
Aludimet mbi një pritje të ëmbël janë përforcuar më shumë me komentet që janë bërë në një foto që është publikuar nga çifti.
Në foton e postuar teksa Elhaida mban veshur një fustan pas trupit, e për rrjedhojë barku që duket disi i fryrë, i ka bërë fansat që të mendojnë se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin balerin.
“Më duket mua apo je shtatzënë??”, komenton një ndjekës, ndërsa një tjetër shkruan: “Elhaida në pritje të ëmbël”.
“Mos je pakëz shtatzën tii??”, komenton një fans, megjithatë këngëtarja ka vendosur që të mos reagojë ndaj thashethemeve që qarkullojnë për këtë rast.
Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.
View this post on Instagram


