TIRANË– Kjo është makina në të cilën u qëllua 30-vjeçari Klajdi Prendi vetëm pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Mësohet se 30-vjeçari Prendi, sapo ishte larguar nga një lokal në zonën e Xhamllikut dhe po hipte në mjetin tip “Benz G-Class”, kur u qëllua me armë zjarri me silenciator 5 herë.
Bëhet me dije se tre autorët e krimit, dyshohet se ishin në një makinë tip “Audi A4” ngjyrë gri dhe po e prisnin 28-vjeçarin.
Sapo ai ka hipur në makinë një prej tre autorëve në sedilen e pasme të “Audi”-t e ka qëlluar me armë. I riu ndërroi jetë në spital. Makina e tij është sekuestruar nga policia dhe i është nënshtruar kontrolleve.
Ende nuk dihen arsyet apo shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin mafioz të të riut, ndërsa hetimet vijojnë./Radar.al

Atentati tek xhamlliku/ 28-vjeçari u mbajt nën vëzhgim nga autorët, u qëllua me silenciator…
Ju bë atentat sapo doli nga lokali në Tiranë, ja kush është Klaudio Prendi


