TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja sa i përket atentatit të ndodhur pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut.
Bëhet me dije se 28-vjeçari Klajdi Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur i riu është futur në automjetin e tij G-Class.
Në momentin që viktima është futur në makinë e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.
Atentati ndaj Prendit vjen vetëm pak ditë pas atentatit që ju bë biznesmenit Eduart Reçi, i cili u vra me një plub të vetëm në kokë në sheshpushimin e pallatit pronë të tij. Ai u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Një ngjarje e cila është ende mister, ndërsa grupi hetimor nuk ka një pistë konkrete për motivet.
Tiranë/Informancion paraprak
Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.//Radar.al


