Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

    5 pikat e revolucionit, që harruan “piçkën e vogël” të bregdetit

    Bylykbashi: Ka formacione që po përdorin nacionalizmin për të sjellë destabilitet në protesta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    5 pikat e revolucionit, që harruan “piçkën e vogël” të bregdetit

    June 23, 2026
    Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri Enverit. Ai s’lejonte avokatët!

    Nga Ylli Manjani
    Që ditën e parë të tubimit në bulevard kam thënë se tashmë nuk kemi të bëjmë me një reagim mjedisor, por me një reagim politik. As me zonat e mbrojtura, as me hallet e bregdetit dhe as me gardhet e shembura apo të pashëmbura. Kjo tashmë është e qartë për këdo që dëshiron të shohë përtej sloganit të ditës.

    Çdo tubim publik ka legjitimitetin e vet. Në demokraci njerëzit kanë të drejtë të mblidhen, të protestojnë, të revoltohen e të kërkojnë ndryshim. Kjo nuk vihet në diskutim. Por kur arsyet e vërteta fshihen pas maskave të rreme, kur njerëzit thirren për një kauzë dhe përdoren për një tjetër, atëherë kemi hyrë në territorin e mashtrimit publik. Dhe kjo, për mua, është e papranueshme.

    Ndërkohë, nuk kam asgjë kundër pesë pikave politike që tashmë po artikulohen hapur. Përkundrazi, më mirë vonë se kurrë. Le të kërkojnë reformë politike, le të kërkojnë ndryshim sistemi, le të kërkojnë zgjedhje të parakohshme apo çfarëdo objektivi tjetër politik. Kjo është e ndershme. Kjo është e drejtpërdrejtë.

    Mund t’i artikulojë kushdo: qoftë ndonjë zëdhënës i largët i Lindjes së Mesme, qoftë ndonjë vetëvendosës i ardhur për të na shpëtuar demokracinë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që kanë pasur në ndriçimin e demokracisë dhe shtetit të Kosovës, duket se u ka mbetur energji edhe për të zgjidhur problemet tona. Nuk kam asnjë problem me këtë.

    Problemi im është gënjeshtra.

    Rrena është ajo që më neverit. Mashtrimi publik është ai që më revolton. Sepse mashtruesi nuk ndalet te një gënjeshtër. Ai e ka mashtrimin mënyrë jetese. Mashtruesi është ajo qenie që ushqehet me emocionet e njerëzve. Fillimisht i gënjen, më pas i përdor, pastaj i vjedh dhe, kur i duhet, i flijon pa asnjë pendesë. Historia njerëzore është plot me revolucione të ngritura mbi gënjeshtra dhe të përfunduara në zhgënjim.

    Prandaj, para se të brohorasim për revolucionin, të paktën të mos harrojmë se cili ishte sebepi.

    Sepse ishin “piçkat” e vogla e të mëdha të bregdetit ato që ndezën fitilin. Ato u paraqitën si arsyeja e zemërimit, si simboli i padrejtësisë, si kauza e madhe që duhej mbrojtur. Për to u thirrën njerëzit. Për to u ndezën kamerat. Për to u shkruan statuset dhe u prodhuan lotët virtualë.

    Sot, megjithatë, ato kanë humbur rrugës.

    Kanë mbetur diku pas pesë pikave të revolucionit.

    Ndërkohë, ato “piçka” të vogla të bregut do të vazhdojnë të zhvillohen. Do të vazhdojnë të ndërtohen, me apo pa gardhe, me apo pa parulla, me apo pa revolucionarë të puplave që rrinë në një këmbë. Do të vazhdojnë të ecin përpara, sepse pas tyre ka investim, mund njerëzor, interesa ekonomike dhe vendime që merren në institucionet e këtij vendi.

    Ndërsa revolucioni, tashmë i çliruar nga barra e bregdetit, mund të merret i qetë me atë që kërkon vërtet: reformën politike.

    Kështu gjërat janë vendosur më në fund në vendin e vet.

    Revolucioni kërkon ndryshim politik.

    Qeveria dhe opozita janë në Parlament për të marrë vendime politike.

    Dhe “piçkat” e vogla të bregdetit vazhdojnë rrugën e tyre.

    Tani të paktën e dimë për çfarë bëhet fjalë.

    Manjani protesta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

    June 23, 2026

    5 pikat e revolucionit, që harruan “piçkën e vogël” të bregdetit

    June 23, 2026

    Bylykbashi: Ka formacione që po përdorin nacionalizmin për të sjellë destabilitet në protesta

    June 23, 2026

    Rama për Financial Times: Nuk më takon mua të provoj se s’jam “Kumbari” i Shqipërisë. Protestat nxiten nga kundërshtarët e Trump

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.