Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    Ministri i Jashtëm gjerman në selinë e OKB-së

    Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ekspozimi ndaj dritës natyrale ndihmon në përmirësimin e kontrollit të glicemisë

    January 19, 2026

    Ekspozimi më i madh ndaj dritës natyrale mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak, veçanërisht te personat me diabet të tipit 2, shkruan salute.eu, duke iu referuar një studimi të publikuar në revistën shkencore Cell Metabolism.

    Edhe pse njerëzit kalojnë rreth 90% të kohës së tyre brenda ambienteve të mbyllura, drita natyrale luan një rol kyç në sinkronizimin e ritmeve biologjike të trupit. Kur ky sinjal dobësohet, krijohet një lloj çrregullimi, ku truri dhe organet periferike, përfshirë muskujt, nuk funksionojnë më në harmoni optimale.

    Studimi përfshiu 13 persona mbi moshën 65 vjeç, të gjithë të diagnostikuar me diabet të tipit 2, të cilët u monitoruan në kushte shumë të kontrolluara. Pjesëmarrësit iu nënshtruan dy seancave të ndryshme, të ndara nga të paktën katër javë dhe të renditura në mënyrë të rastësishme.

    Në njërën seancë, ata qëndruan nga ora 08:00 deri në 17:00 në një ambient me dritare të mëdha dhe dritë natyrale. Në seancën tjetër, ndoqën të njëjtën rutinë ditore, por nën ndriçim artificial të vazhdueshëm. Ushqimi, aktiviteti fizik, gjumi dhe koha para ekraneve u mbajtën sa më identike që të ishte e mundur.

    Rezultatet treguan se gjatë ekspozimit ndaj dritës natyrale, pjesëmarrësit kaluan rreth 59% të kohës brenda diapazonit optimal të sheqerit në gjak, krahasuar me 51% gjatë ndriçimit artificial. Po ashtu, u vu re një ulje e luhatjeve të glicemisë.

    Në të njëjtën kohë, studiuesit konstatuan një rritje të oksidimit të yndyrës, çka sugjeron përmirësim të fleksibilitetit metabolik, si dhe nivele pak më të larta të melatoninës në mbrëmje, një tregues i një ritmi biologjik më të mirëorganizuar.

    Sipas autorëve, gjetjet nënvizojnë rëndësinë e dritës natyrale si një faktor i thjeshtë, por potencialisht i rëndësishëm, në menaxhimin e metabolizmit dhe të diabetit.

    dielli Ekspozimi glicemia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026

    Ministri i Jashtëm gjerman në selinë e OKB-së

    April 27, 2026

    Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

    April 27, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.