Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ek*ekutimi mafioz i Ardian Nikulajt, The Sun: Vra*ja e biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

    January 22, 2026

    Vrasja brutale e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj, e filmuar nga kamerat e sigurisë, duket si një skenë nga një film triller, por në fakt është kapitulli më i fundit i një gjakmarrjeje 30-vjeçare që ka shkaktuar të paktën tetë viktima. Sipas gazetës britanike The Sun, ekzekutimi i tij dyshohet se është realizuar nga një grup vrasësish të huaj, kryesisht britanikë, me një shpërblim që arrin në 1.7 milionë paund.

    Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2023 në Shëngjin, në veriun e Shqipërisë, ku Nikulaj, 51 vjeç, biznesmen dhe politikan lokal, u qëllua për vdekje në barin buzë plazhit që ai zotëronte pranë hotelit “Coral”. Sipas pamjeve filmike, autori i maskuar iu afrua tavolinës dhe e qëlloi shtatë herë, duke e lënë të vdekur në vend, përpara se të largohej me motor.

    Sipas hetimeve, vrasja lidhet me një konflikt të përgjakshëm mes familjes Nikulaj dhe familjes Lekstakaj, që nisi në vitin 1997, pas vrasjes së vëllait të Ardianit, Pëllumb Nikulaj, dhe pronarit të një pike karburanti. Në vitet që pasuan, u shënuan edhe tre vrasje të tjera, përpara se konflikti të “ngrihej” për rreth 24 vjet.

    The Sun shkruan se për herë të parë në historinë e gjakmarrjeve në Shqipëri, është përdorur një ekip i huaj vrasësish, pasi, sipas një eksperti të krimit të organizuar, askush në vend nuk pranoi kontratën prej 1.7 milionë paundësh. Përpjekjet për eliminimin e Nikulajt kishin nisur që në vitin 2021.

    Dyshimet e policisë shqiptare u përqendruan te një grup shtetasish britanikë që kishin qëndruar në hotelin e viktimës para atentatit. Mes tyre ishte Harry Simpson, 34 vjeç, i dënuar më parë për trafik droge, si dhe Harriet Bridgeman, 30 vjeçe, e cila kishte rezervuar dhomë përmes Booking.com dhe kishte tentuar të afrohej me Nikulajn.

    Policia zbuloi motorin e përdorur për arratisje të hedhur në një lumë dhe, përmes gjurmimeve, arriti te Edmond Haxhia, britaniko-shqiptar nga Birminghami, i dyshuar si organizatori i vrasjes dhe kushëri i familjes rivale. Hetimet çuan edhe te Ruben Saraiva, 27 vjeç, shtetas portugez që jetonte në Britani, i cili dyshohet se ishte ekzekutori. Ai u arrestua në Marok dhe është ekstraduar në Shqipëri, ku do të përballet me gjyq.

    Autoritetet shqiptare kanë kërkuar gjithashtu ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar të Edmond Haxhias, Harry Simpson, Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan, të dyshuar për role në organizim dhe vëzhgim. Kërkesa për ekstradim u miratua fillimisht nga Gjykata e Westminster-it, ndërsa të akuzuarit i mohojnë akuzat dhe po apelojnë vendimin.

    Ndërkohë, familja Nikulaj shpreh frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës. E veja e Ardianit, Rudina Nikulaj, i tha The Sun se vëllai i tij është paralajmëruar se ka ende një shpërblim prej 1.7 milionë paundësh për kokën e tij. “Vrasjet duhet të ndalen. Shumë fëmijë kanë mbetur pa baba. Ne duam drejtësi për Ardianin”, u shpreh ajo.

    Vëllai i viktimës, Arben Nikulaj, jeton nën frikë të vazhdueshme në Shëngjin, duke deklaruar se çdo natë puth fëmijët e tij pa e ditur nëse do t’i shohë sërish të nesërmen.

    Ardian Nikulaj Biznesmeni The Sun
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.