Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ek*ekutimi i Edmond Papës: Vra*je për hakmarrje, “pakt gjaku” mes Bodes dhe kushëririt të Aleksandër Sadikajt

    June 6, 2025

    Vrasja mafioze e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor 2022 rezulton të ketë qenë një akt i pastër hakmarrjeje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt, i njohur si “Sanço”. Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar se pak javë para atentatit, i dyshuari kryesor, Andrew (Edvin) Bode, lidhi një pakt vëllazërie me gjak me Adriatik Kalemin, kushëririn e Sadikajt, në një ritual simbolik të regjistruar në video.

    Në dosjen hetimore, zbulohet se Bode dhe bashkëpunëtori i tij Albano Velo, që luajti rolin e vëzhguesit, kanë ndjekur dhe përgjuar lëvizjet e Papës për ditë me radhë, duke përdorur makina me qira dhe targa të ndryshuara. Gjatë kontrollit të celularit të Velos, janë gjetur foto me Bode-n dhe një imazh i vetë viktimës, që i ka “tradhtuar” për hetuesit njohjen dhe përgatitjet për atentatin.

    Në një video tjetër të datës 13 nëntor 2022, vetëm pak javë para vrasjes, Bode dhe Kalemi shfaqen me një armë zjarri në dorë. Ndërsa në një tjetër, më 27 nëntor, shihen teksa pijnë gjakun e njëri-tjetrit si shenjë vëllazërimi – një akt me ngjyrim ritual dhe besnikëri.

    Vrasja e Edmond Papës, e ndodhur në mes të ditës në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë, tronditi opinionin publik. Papa ishte i njohur për lidhjet e tij me trafikun e drogës në disa vende europiane, dhe dyshohet gjithashtu për përfshirje në skema pastrimi parash.

    Ndërkohë që Velo ndodhet tashmë në pranga, Bode është ende në kërkim. Policia ka zgjeruar hetimet edhe ndaj babait të Velos, një ish-punonjës policie, i shkarkuar pas përfshirjes së të birit në këtë ngjarje të rëndë.

    Aleksandër Sadikaj Andrew (Edvin) Bode Edmond Papa vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.