Një video e postuar së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit, pasi aludohet se Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë bërë bashkë në një koncert.
Video në fjalë është pasuar me reagime të shumta, pasi është menduar për një rikthim të dyshes në fjalë. Por jo! E vërteta është komplet ndryshe.
Vajza në videon e shumëkomentuar nuk është Egli, por artistja e njohur Krusita, me të cilën Olsi ka bashkëpunime muzikore.
Sa i përket romancës, kujtojmë se Olsi shumë herë ka postuar foto me të dashurën e tij aktuale, gazetaren Denada Lura.
Ndërsa Egli përjetoi një romancë me artistin nga Kosova, Gjesti, gjatë rrugëtimit të tyre në “BBVA4”.
View this post on Instagram


