Astrologia Vedike (ose Jyotisha) ka origjinën në Indinë e lashtë dhe është e bazuar në kalendarin hënor. Ajo studion lëvizjet dhe pozicionet planetarë në lidhje me kohën, hapësirën dhe ndikimin e tyre tek njerëzit dhe gjithë entitetet e tjera në planetin Tokë.
Instruktorja e meditimit dhe astrologe, Afërdita Zaja, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegoi se efektet negative të lëvizjeve planetare do të ndihen me intensitet më të madh gjatë vitit 2025, me pasoja që mund të zgjasin deri në vitin 2040.
Artikull i rekomanduar
Olta hesht dhe nuk e mbështet motrën e saj, Gerta Gixhari përballet me situatën e rëndë në BBV
“Efektet e kësaj gjëje, kur të gjitha këto planet do të hyjnë përnjëherësh, këto efekte, do të zgjasin deri në 15 vite, deri në 2040. Efektet do të jenë te të gjithë njerëzit, Psh, nga 2020-2022 kishim covid, këto gjera, 2022-2024 ishte si pushim, pak e qetë, por në mars 2025 do të fillojmë gjerat sërish, nuk po them covid, por diçka e jashtëzakonshme, do të përfshijë tërë botën. Gjëra jo fort të mira do të ndodhin, shkatërrimet natyrore do të përshpejtohen, madje tërmetet, jo 4,5 ballë, por më sipër, 6, 7 ballë, pastaj uragane, etj.
Këto gjera do të shfaqen jo në tërë botës, Astologjia Vedike, thotë varet nga njeriu vetë, d.m.th. se si do sillen njerëz, dhe quhet pak a shumë si paralajmërimi i fundit.
D.m.th. ne nuk e kemi mirë me natyrën, p.sh. ne bëjmë gjerë që Universi nuk na e pëlqen. Tani edhe luftërat do të përforcohen më shumë këtë viti, tani nuk po them te të gjitha vendet por më shume se te viti i kaluar.
Viti 2024 ishe ‘viti i fshehtësisë’ duke u bazuar te numri 8, kurse në këtë vit do të duken gjërat aq të qarta, nuk ka më gjëra të fshehura”.
Astrologjia Vedike sugjeron gjithashtu se intensifikimi i inteligjencës artificiale (AI) do të ketë një ndikim të madh në jetën e përditshme.
Sipas Zajës, AI do të marrë më shumë pushtet.
“Do të ndodhen edhe dy eklipse, hënore dhe diellore, që do te ndikojnë edhe te Inteligjenca Artificiale.
AI, do të marrë pushtetin dhe nuk është thjeshtë një program që mos vet shumë gjëra, i ka studiuar njerëzit. Robotizmi do të shtohet, do të bëjnë shumë gjëra, njerëzit e thjeshtë do të humbasin punët, do të ngasim makinat, bëjnë punët e shtëpisë, shitëset, etj.
Pas kësaj njerëzit do të përqendrohen më shumë te toka, agrikultura, mbjelljet, dhe sa më shumë njerëz ta bëjnë këtë, aq më pak shkatërrime do të ketë”.


