Sa për të qarë, se për të qeshur s’më vjen hiç. Serbia, shpenzon miliarda euro për të blerë Rafaelë (avionë) nga Franca dhe me këtë rast “blen” edhe një deklaratë të fortë të presidentit Makron. Mos të harrojmë se Franca është aleati më i madh i Serbisë pas Rusisë. Ç’bëjnë shqiptarët në krahun tjetër? Lobingjet përpiqen t’i bëjnë me fjalë e buzëqeshje, se për të blerë gjë s’kemi as morra.
E në vend të ulim kokën, të reflektojmë, të kërkojmë llogari tek ata që nuk na mbajnë lidhur me aleatët tanë në këto kohë të turbullta, e që buxhetet shqiptare i kanë zeruar, i lëshohemi njëri-tjetrit se kush është më i mirë: Shqiptarët e Shqipërisë, a shqiptarët e Kosovës. Kush xhelozon më shumë. Kush ka më shumë të njohur (jashtë vendit). O pika që s’ju bie në kokë!
Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Abdyl Frashëri janë kthyer përmbys aty në varret e tyre kur dëgjojnë mufkat e pasardhësve e kur shikojnë sa të vegjël janë në hatërmbetje “baballarët” e sotëm të kombit.


