Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Edlira Devolli Leka/ Në kohën kur e drejta është “jashtë mode”

    June 13, 2025

    Nga Edlira Devolli Leka

    Shoqëria e sotme duket sikur ka zgjedhur të ecë përpara duke lënë pas vlerat. Jetojmë në një realitet ku premtimet dhe fjala e dhënë janë kartëmonedha false që të tjerët e zbulojnë vetëm kur është tepër vonë. Në vend që të bashkëpunojmë, përpiqemi të shtypim njëri-tjetrin, si të ishte sukses më shumë një sport me fitues të vetëm sesa një rrugë me shumë bashkudhëtarë.

    Në këtë rrëmujë, njeriu korrekt, ai që mban fjalën dhe lufton për të drejtën, cilësohet shpesh si naiv.
    I thonë: “Je në kohën e gabuar, miku im. Këtu nuk funksionon kështu.”

    Dhe ky është paradoksi më i madh. Ata që i duhen më shumë shoqërisë, janë pikërisht ata që shoqëria i sheh me dyshim. E ndershmja është kthyer në problem, jo në zgjidhje. Jo pse nuk dimë ta dallojmë, por sepse i trembemi. Sepse e dimë që me të do të na duhet të ndryshojmë, dhe ky është një luks që nuk jemi gati ta përballojmë.

    Duket sikur jemi lidhur aq shumë me rrëmujën, sa nuk duam më të dalim prej saj. E kemi bërë korrupsionin mënyrë jetese, sepse na pëlqen ideja që një mik, një zarf, apo një “telefonatë e vogël” na zgjidh gjithçka.

    Ndërsa e drejta? Ajo është si një mysafir i panjohur që nuk dimë ku ta ulim, si ta trajtojmë, çfarë t’i themi.
    Jemi bërë aq të mësuar me të shtrembrën, sa kur vjen e drejta, na duket si padrejtësi.

    Dhe kështu, në zyra, në spitale, në rrugë e në kafene, vazhdojmë të bëjmë humor me ndershmërinë, dhe ironi me ata që e kërkojnë drejtësinë.

    Sepse është më e lehtë të qeshësh me të drejtën, sesa ta përballosh.
    Në fund të fundit, është më rehat të rrish në errësirë kur sytë janë mësuar me të.

    e drejta moda shoqeria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    June 7, 2026

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    June 7, 2026

    Elbasani i jep lamtumirën e fundit Fatjon Bunjakut, homazhe prekëse për futbollistin

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.