Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i drejtuar nga kryetari Gazment Bardhi, është mbledhur sot për të nisur sesionin e ri parlamentar. Gjatë mbledhjes pritet të diskutohen strategjitë e aksionit politik dhe zhvillimet e fundit në skenën politike.
Ndër pjesëmarrësit ishte edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila duket se tashmë është pozicionuar zyrtarisht në grupimin e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas ribashkimit të Grupit të PD-së. Ribashkimi ka tërhequr disa deputetë që më parë kishin mbajtur një qëndrim më të lëkundur ndaj këtij grupimi.


