Ditën e sotme mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi Viktor Basha, një nga drejtuesit e motorëve që u përplasën më 7 shkurt në fshatin Dragushë të Lezhës.
Burimet bëjnë me dije se Basha njihej si këngëtari i zonës së Zadrimës.
Për rrjedhojë të aksidentit Basha po trajtohej tek Trauma në Tiranë.
Fatkeqësisht u raportua se ditën e sotme këngëtari ndërroi jetë pasi kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit.


