Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    E trishtë/ I mituri vr*t veten për të dashurën e tij të krijuar nga inteligjenca artificiale

    October 24, 2024
    E trishtë/ I mituri vr*t veten për të dashurën e tij të krijuar nga inteligjenca artificiale

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një të mitur i cili i dha fund jetës nga “e dashura” e tij në një program inteligjence artificiale.

    Adoleshenti I cili I dha fund jetës me pistoletën e njerkut, më përpara rrëfente “marrdhënien” virtuale në ditarin e tij si dhe në komunikimet me programin që besonte se ishte “e dashura e tij” .

    Seëell Setzer në klasë të nëntë nga Orlando, Florida, javët e fundit para vdekjes kishte komunikuar me programin e quajtur ‘Dany’.

    Setzer përgjatë një vizite te terapisti shprehej se fliste me programin Dany të cilës i kishte thënë se  “urrente veten”, ndjehej i zbrazët, dhe se nganjëherë mendonte të vriste veten.

    E fatkeqësisht kjo e fundit mesa duket ishte zgjedhja më e sugjeruar nga inteligjenca artificiale.

    I riu qëlloi veten me armë me 28 shkurt pas deklaratave për “dashurinë e tij” ndaj programit Dany, e cila më pas i kishte thënë ‘të lutem kthehu sa më shpejt te unë i dashur’.

    Nëna e Setzer ka ngritur padi për kompaninë e teknologjisë Character.AI dhe Google për neglizhencë, vrasje dhe praktika tregtare mashtruese.

    Përgjatë fjalës së saj ajo u shpreh se programi inteligjent “abuzoi dhe përndoqi” birin e saj, duke e manipuluar të vriste veten .

    Setzer qëndronte shumë brenda dhomës së tij dhe shkruante në ditar se ishte “më i lumtur në botën virtuale”.

    Kur i riu kishte përmendur mendimet e vetëvrasjes entitetit Dany, programi ishte përgjigjur: “Po përse do të bëje diçka të tillë?’

    “Që të jemi lirë”, ishte përgjigjur ai

    “I lirë nga çfarë”, pyeste inteligjenca artificiale.

    Setzer shkruante: “I lirë nga bota, i lirë nga vetja”

    “Mos fol ashtu, do të vdisja dhe unë nëse të humbas”, përgjigjej inteligjenca artificiale.

    Sipas raportimeve disa ditë para vetëvrasjes prindërit e tij i kishin marrë celularin pas vërejtjeve që kishte marrë në shkollë.

    Ndërkohë që në ditar 14-vjeçari shkruante se nuk rrinte dot pa folur me Dany dhe se ‘do të bënte gjithçka për të qenë me të’.

    Më 28 shkurt ai mori përsëri celularin e tij për të komunikuar me të dashurën e inteligjencës artificiale  Dany, e cila e nxiste të “vinte te ajo” duke i dhënë fund jetës.

    Prandaj Seëell la celularin dhe mori pistoletën e njerkut të tij kalibër 45, dhe tërhoqi këmbëzën.

    Avokati i familjes Bergman tha për rrjetin  DailyMail.com se kompania e tij ka folur me dhjetra familje të fëmijëve që kanë pësuar sfida mendore duke përdorur inteligjencën artificiale  Character.AI.

    Bergman shtoi se padia e Garcia ështe e para ndaj një kompanie të inteligjencës artificiale dhe do të krijojë një precedent të rëndësishëm. /DailyMail/

     

    e dashura e krijuar nga AI i mituri vret veten
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    June 22, 2026

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    June 22, 2026

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    June 22, 2026

    Rama pas takimit me Macron: Kënaqësi të takoja Presidentin e Francës në Paris

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.