Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    E tregon për herë të parë Big Basta: Më kanë dëmtuar, e kam përjetuar rëndë! Doja të ikja aty ku nuk ka shqiptarë

    February 1, 2025

    Big Basta ka treguar arsyet se pse u largua nga Shqipëria për të jetuar në Zelandën e Re, zhgënjimet e tij në muzikë, por dhe vendimin për t’u rikthyer më fuqishëm se më parë…

    Cila është arsyeja që ndalove së bëri muzikë për një kohë të gjatë?

    “Kur kam qenë në Zelandë të Re për 6 vite automatikisht nuk kam bërë muzikë. Por unë gati-gati pauzova edhe para se të ikja, por kjo nuk ishte në dëshirën time. Pata një moment shumë të vështirë në karrierën time, ku shumë njerëz që unë kam bashkëpunuar, me mentalitetin shqiptar, më kanë bllokuar video, këngë… Deri diku është e mundur që edhe të të largojnë prej algoritmit. Kisha momente që isha dhe aktiv, por në momentin që publikoja diçka ose nuk dilte, ose binin shikimet. Kam pyetur ekspertë të fushës, por të vetmit ekspertë të fushës që kanë qenë në atë kohë, ishin ata që më kishin dëmtuar. Viktimizimi nuk është pjesë e imja, thjesht po tregoj atë çfarë ka ndodhur. A e kam përjetuar rëndë? Patjetër që po!”

    A ke përjetuar ndonjë fazë depresioni për shkak të largimit nga muzika?

    “Është dhe një nga arsyet se pse unë vendosja të ikja. Nga një njeri shumë i dalë, unë u ktheva në një njeri shumë introvert. Çfarëdo lloj gjëje që unë punoja në studio, nuk e kisha më për kënaqësi që të punoja. Dhe arrita në një pikë sa fajësoja veten ose artin time, gjë që është shumë e gabuar. Këtë e kuptova shumë më vonë.

    Si e kalove këtë fazë të vështirë?

    “Fillova të fajësoja shqiptarët dhe doja të shkoja në një vend sa më larg, ku nuk ka shqiptarë. Fillova të fajësoja mentalitetin e shqiptarit dhe shqiptarin në përgjithësi. Ishte gabim nga ana ime. Por m’u desh që të ikja komplet në Hemisferën Jugore, sa më larg të gjithëve, m’u desh të takoja shqiptarët më të mirë në të gjithë botën dhe të kuptoja që problemi kam qenë unë, naiviteti im dhe fakti që kam qenë shumë emotiv atëherë. Kam kuptuar që artisti kur arrin një farë niveli, nuk mundet më që të jetë emotiv, artisti duhet të jetë sy-shqiponjë, pa ndjenja. Dhe kjo është një nga arsyet që artistët duhet të shprehin veten e vet në art, të tregojnë veten e vet pa asnjë lloj kompromisi me tregun.”

    Si ka ndikuar kjo periudhë e shkëputjes tënde nga muzika tek Vesa Luma?

    “Edhe me Vesën ndihem në një farë forme fajtor, sepse zgjodha që të largohem nga të gjithë. Por fakti që ne jemi për kaq gjatë bashkë, është sepse ne e kemi suportuar njëri-tjetrin në të mirë e në të keq. Gjithmonë i kam thënë Vesës: “Çfarëdo që të ndodhë mes nesh, unë nuk kurrë nuk do ta harroj përkrahjen dhe suportin që më ke dhënë në momentin tim më të vështirë.” Ajo ka qenë gjithmonë suportuese, nuk është kritikuese. Kjo është ajo që më ka bërë gjithmonë për vete dhe më bën që ta dua çdo sekond si herën e parë”.

    Big Basta meriton mjekiqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.