Një ngjarje tragjike ka përfshirë së fundmi Filipinet ku një stuhi me reshje të dendura shiu ka lënë pas 20 viktima si dhe detyroi 150,000 të tjerë të evakuohen.
Mediet e huaja informojnë se moti i keq gjithashtu shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
“Shirat ishin vërtet të rënda. Ne nuk e prisnim këtë”, tha guvernatorja në detyrë e provincës Albay.
Stuhia, e cila përfshihej nga erërat deri në 95 km/h (59 mph), parashikohej të largohej nga bregu veriperëndimor i vendit gjatë mbrëmjes të së enjtes.
Ekipet e shpëtimit po kërkonin gjithashtu një person të zhdukur pasi një varkë u fundos në ujërat e provincës Bulacan, në perëndim të Manilës.
“Puna e shpëtimit ka qenë e vështirë pasi erërat po shkaktonin një rrymë të fortë”, tha Geraldine Martinez, një oficer shpëtimi në komunën Obando të Bulacan.


