Një ngjarje e papritur ka ndodhur në një fabrikë pranë Alicante, në Spanjën juglindore, ku një fabrikë ka shpërthyer duke lënë pas dy persona të vrarë dhe dy të plagosur rëndë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se për rrjedhojë të ngjarjes një person rezulton i zhdukur.
Ngjarja ndodhi në një fabrikë polistireni. Autoritetet u njoftuan pak para orës 12:00 me orën lokale.
“Pas këtij shpërthimi, një pjesë e objektit industrial është shembur, çatia ka rënë dhe rreth 50% e sipërfaqes së objektit është rrafshuar, që do të thotë se janë shembur edhe disa mure të brendshme”, thanë zjarrfikësit.
Se ha producido una explosión en una fabrica en el municipio de Ibi (A). Se han movilizado diversas dotaciones de @BomberosDipuALC además de varios recursos de @GVASESCV @ayuntamientoibi #IbiEmergencias
@DonPatronEth pic.twitter.com/Q2g2RK8nc0
— VOST Comunitat Valenciana (@VOSTcvalenciana) November 27, 2024


