Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi ku një avion privat u rrëzua në rajonin Ramensk, Rusi.
Për rrjehdojë të ngjarjes raportohet se kanë humbur jetën dy pilotë.
Avioni bëhet me dije se u rrëzua në një fushë pranë aeroportit Mickovo.
Sipas mediave të huaja, avioni ishte duke kryer një fluturim të planifikuar stërvitor, por për rrethana ende të paditura gjurmët e avionit humbën nga radarët.
Mediat ruse raportojnë se pista kryesore e ngjarjes është që avioni të ketë patur defekt teknik.


