TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.
Bazuar në informacionet paraprake gruaja është identifikuar si A. S., 40 vjeçe, ku ka rënë rreth orës 23:30 në rrugën “Feti Gjilani”, dhe ka humbur jetën në vend.
Ndërkohë policia njoftoi se rënia e saj nga ballkoni ka qenë aksidentale./Radar.al


