KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një grua ka dhunuar një burrë. Bazuar në njoftimin e policisë, gruaja i ka shkaktuar atij, dhunë psikologjike dhe fizike.
Gjithashtu bëhet me dije se viktima po trajtohet nga uniformat e bardha ndërsa e dyshuara është liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
“Vitomiricë 01.04.2026-12:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”- thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Radar.al


