Një ngjare e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi në SHBA ku 3 persona vdiqën, përfshirë sulmuesin, dhe dy oficerë mbetën të plagosur në një sulm me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në një supermarket në Indiana.
Mediat e huaja bëjnë me dije se agresori vdiq në një konfrontim me policinë.
Më tej mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30, kur një person i armatosur hapi zjarr në supermarketin Martin.


