Një ngjarje e papritur është zbuluar ditën e sotme në Dibër ku një shtetas rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.
Sipas burimeve dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.


