Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kamenicë të Korçës ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së tij.
Për rrjedhojë, i mituri menjëherë është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burimet bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po vijon të trajtohet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa thuhet se policia po vijon punën me zbardhjen e plotë të ngjarjes.


