Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    E PLOTË/ U mor peng për të dashurën, gruaja e 68-vjeçarit paguan gjobën 20 mijë €

    April 30, 2025
    E PLOTË/ U mor peng për të dashurën, gruaja e 68-vjeçarit paguan gjobën 20 mijë €

    TIRANË– Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Imediat”. Bëhet fjalë për 68-vjeçarin E.Agalliu i cili u mor peng nga persona. Policia ka arrestuar dhe identifikuar 5 personat e përfshirë në këtë ngjarje.

    EMRAT:

    Sulejma Sina

    Klinton Sina

    ⁠Idajet Mashollari

    Bajram Ibraliu

    Nikoleta Begovi

    NGJARJA E PLOTË:

    Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi E.Agalliu ka pasur një lidhje intime me shtetaden Nikoleta Begovi, e cila për këtë lidhje ka vënë në dijeni bashkëjetuesin e saj shtetasin Sulejman Sina i cili së bashku me shtetasin Klinton Sina dhe Idajet Mashollari kanë marrë forcërisht në automjetin e tyre shtetasin E.Agalliu të cilin e kanë dërguar në fshatin Kakunjë Baldushk në një banesë të braktisur duke e mbajtur të lidhur ku e kanë kërcënuar që tju dorëzonte 20 milion lekë

    Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

    Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

    Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Bajram Ibraliu Edvar Agalliu Klinton Sina ⁠ Merret peng 68-vjeçari Nikoleta Begovi Sulejma Sina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.