Ka dalë sot, 16 dhjetor para togave të zeza në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, adoleshenti me iniciale B. D , i cili mëngjesin e 13 dhjetorit plagosi me mjet prerës (biçak) në ambientet e shkollës shokun e klasës. Ngjarja ndodhi brenda gjimnazit “Mustafa Hoxha” në Cakran.
Burimet i thanë Radar.al se gjykata caktoi “arrest në burg” ndaj 17-vjeçarit. Mbi të arrestuarin rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Sipas raportimeve paraprake autori ka dëshmuar në polici se shkak për sherrin është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen para plagosjes. Ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës mëngjesin e 13 dhjetorit.

Ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik.
Në një intervistë për mediat gjyshja e autorit tregon se adoleshenti vuan nga probleme të shëndetit mendor. Madje kishte pirë dhe ilaçe por se më pas i kishte ndërprerë.
Ndërkohë burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore e Fierit bënë me dije se 17 vjeçari B.D i cili tashmë është i arrestuar nuk ka paraqitur asnjë dokument zyrtar mjekësor në shkollë që është me probleme të shëndetit mendor.
Në një intervistë për mediat 17 vjeçari që u plagos tha se kishte shpëtuar falë ndërhyrjes së mësueses.
Konflikt mes nxënësve/ 17-vjeçari godet me th*kë bashkëmoshatarin në Fier


