TIRANË- “Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”.
Këto janë fjalët që efektivi Erjon Goxhara i ka thënë Lorenc Kostës, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij.
Referuar këtyre fjalëve, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie, shkruan vizionplus.
Edhe bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.


