TIRANË-Dashnor Sula, deputeti i përjashtuar nga listat e Partisë Demokratike si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 Majit 2025, ka reaguar paraditen e sotme përmes një postimi në Facebook duke sulmuar kryedemokratin Sali Berisha.
Sula ka përmendur, Jorida Tabakun, Ilir Aliahmetin, Hysen Kadiun, Dhurata Çupin si emrat më të votuar në primare që Berisha i ka lënë në listën e hapur dhe jo në atë të mbyllurën. Ndërsa ka përmendur edhe emrin e tij si më i votuari në primaret në listën e Elbasanit por që u la jashtë.
POSTIMI I SULËS:
Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte!
Me të njëjtën përpikmëri dhe vendosmëri si zbatoi premtimin e dhënë për respektimin e votës së Antarësisë së Partisë Demokratike në primare, PRIMARI do jet “madheshtor” edhe me respektimin e premtimeve per ekonomine dhe shtetin e se drejtes.
Tha që do respektoj kuotat, e bëri: Shikojini në video gratë më të votuara në primare trajtohen me privilegj; jashtë listave ose në lista të hapura.
“Rezultati në Primare do jet element kryesorë për listat e mbyllura”- Fiks, siç e premtoi ashtu e bëri: Ilir Alimehmetin e lëshoi në terren të egër edhe për një senator partie. Demokratët e Elbasanit i zgjodhën kandidatët e tyre në Primare: Primari e respektoi premtimin dhe Dashnor Sulën e përjashtoi nga çdo listë e mundëshme. Madje edhe me nofkën “SKAPIST”.
Ja pra, këto janë aktet e një burri shteti./Radar.al
Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, ja në cilën datë do të mbahet
Sot hapet fushata zgjedhore/ Meta nga burgu: S’më ndal asnjë izolim fizik