ITALI– Policia italiane ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i shqiptarit ka ardhur pas akuzave nga partnerja e tij për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të saj.
Ndërkohë partnerja e shqiptarit mësohet se është paraqitur në komisariat me plagë në fytyrë dhe me dhëmb të thyer.
Ajo ka denoncuar para hetuesve se ishte sulmuar nga partneri i saj, ndërsa shton se synonte të largohej nga partneri për shkak të dhunës së mëparshme që kishte pësuar, e acaruar nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike nga i dyshuari, pas disa ditësh diskutime kishte pranuar ta takonte në një hotel, ku ai ndodhej.
Në këtë moment ka nisur tortura e vërtetë. Për disa orë ai e mbylli në dhomë partneren duke e penguar të largohej apo të kërkonte ndihmë. Gjithashtu mësohet se ai e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Gjatë hetimeve rezultoi se viktima ishte e nënshtruar prej disa kohësh nga partneri i saj nën dhunë i kishin zhvatur 20 mijë euro. Gjithashtu rezultoi se ishte detyruar që të bënte video seksuale të cilat më pas shqiptari ua shiste personave të tretë./Radar.al


