Ernest Muçi pati një sezon fantastik me Trabzonsporin. Disa gola fantastikë u shënuan nga këmbët e tij, ndërsa një prej tyre është vlerësuar si më i veçanti.
Bëhet fjalë për golin nga goditja e dënimit, që Muçi shënoi më 29 nëntor ndaj Koniaspor. Ishte edhe një moment që i dha besim futbollistit shqiptar për të ardhmen.
Pikërisht rrjeta e tundur ndaj Koniasporit është një nga katër të nominuarat për të fituar çmimin si “Goli i Sezonit”. Një nominim që është disi i pazakontë për këtë vit. Kjo pasi në Superligën turke janë zgjedhur katër gola dhe të gjithë vijnë nga Trabzonspori.
Ndaj Muçi duhet të fitojë përballë konkurrencës me dy golat e Onuaçu dhe atë të Oulai. Tre lojtarë që janë shokë skuadre në Trabzon. Golat e nominuar./PanoramaSport


