Një ngjarje e papritur mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Korçë ku një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 14.
Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë pak momente më parë, e dyshohet nga një shkëndijë elektrike.
Menjëherë pas ngjarjes së papritur ambulanc së bashku me zjarrëfikësen e policinë e shtetit kanë mbërritur në vendngjarje.
Shtëllungat e tymit kanë shkaktuar panik te banorët e pallatit.


