Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “E pa precedentë”/ Putin nis vizitën një javore në Kinë, ja çfarë pritet të ndodhë

    August 30, 2025

    Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një vizitë gati njëjavore në Kinë, të cilës Kremlini i referohet si “vërtet e paprecedentë”. Koha e gjatë e qëndrimit përkon me një moment kyç për luftën në Ukrainë dhe me samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), paradën madhështore në Pekin për 80-vjetorin e fitores ndaj Japonisë dhe një sërë takimesh të nivelit të lartë me Xi Jinping.

    Në tribunën qendrore, krah liderit kinez, Putin do të qëndrojë përbri Kim Jong-un, si dhe krerëve të Iranit e Kubës – një shfaqje e qartë e bllokut anti-perëndimor që po formëzohet gjithnjë e më hapur.

    Ukraina dhe energjia, boshti i diskutimeve

    Sipas analistëve, në qendër të bisedimeve do të jetë koordinimi mbi luftën në Ukrainë. Moska kërkon garanci për mbështetjen ekonomike të Pekinit, ndërsa Uashingtoni pritet të shtojë presionin ndaj Kinës që të ushtrojë ndikim mbi Kremlinin për t’i dhënë fund konfliktit.

    Një tjetër pikë kyçe është energjia. Tregtia mes dy vendeve ka arritur rekorde, me Kinën që është shndërruar në konsumatorin kryesor të naftës dhe qymyrit rus, ndërsa projekti i shumëpërfolur “Power of Siberia 2” pritet të marrë një shtysë vendimtare.

    Aleanca ushtarake nën hijen e Perëndimit

    Sipas zyrtarëve amerikanë, edhe pse Pekini nuk ka ofruar ndihmë direkte ushtarake, ai ka furnizuar Rusinë me pjesën dërrmuese të makinerive industriale dhe gjysmëpërçuesve që përdoren për rindërtimin e kapaciteteve të saj ushtarake. Në këmbim, Moska dyshohet se ka ndarë teknologji të ndjeshme. Zyrtarisht, Pekini mban qëndrim neutral dhe paraqitet si ndërmjetës.

    Simbolika historike dhe balanca gjeopolitike

    Parada në Sheshin Tiananmen, ku Xi dhe Putin do të shfaqen krah për krah, shihet si një pasqyrim i ceremonive të 9 majit në Moskë. Sipas ekspertëve, të dyja fuqitë e konsiderojnë veten “fitimtare të historisë” dhe kjo narrativë e përbashkët i afron edhe më shumë.

    Ndërkohë, prania e Kim Jong-un nënvizon garën e heshtur mes Pekinit dhe Moskës për ndikim mbi Korenë e Veriut, që tashmë ka nisur të dërgojë trupa dhe të marrë armë nga Rusia.

    Uashingtoni i kujdesshëm, Pekini i ngadaltë

    Administrata Trump ka shmangur masa të forta ndaj Kinës, duke mos vendosur sanksione për blerjen e naftës ruse, ndërsa Pekini nuk ka nxitim për të ndalur luftën. Analistët theksojnë se diplomacia kineze është më shumë formale sesa efektive, ndërsa lufta vijon.

    Kina Putin Rusia Ukraina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    April 18, 2026

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    April 18, 2026

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    April 18, 2026

    Eliminimi i Realit dhe Barcelonës nga Champions, Ancelotti: Skuadra më e fortë është…

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.