Marjana Plaka është gruaja që u plagos këtë të mërkurë në Korçë, me thikë, nga Ilia Çani.
Për mediat, motra e saj, ka rrëfyer detaje nga ngjarja dhe historia e tyre. Motra e Marjanës ka qenë dëshmitare okulare e skenës së plagosjes. Ajo tha se e motra kishte ardhur mëngjesin e të mërkurës në spitalin e qytetit se ka të shtruar nipin dhe i kishte sjellë disa gjëra.
Ndërkohë autori i dyshuar i ka dalë para dhe “e shtriu motrën në tokë i vuri thikën në grykë”, rrëfen motra e të plagosurës.
Sipas saj, Marjana sot është e martuar dhe me fëmijë, por para dy vitesh ajo është ndarë me autorin. Gjatë kësaj kohe ai ka vijuar ta shqetësoje dhe përndjekë, e Marjana e ka denoncuar dhe në Polici.
“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka pasur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.”, është shprehur motra e Marjana Plakës.
FOTO/ Ky është ish-partneri që tentoi t’i marrë jetën Marjana Plakës sot në Korçë


