Një e moshuar nga Vlorë vendosi të marrë pjesë në votim në çastet e fundit para mbylljes së kutive, duke treguar se arsyeja për vonesën ishte moti i keq.
Ajo shprehet gjithashtu e pakënaqur me kandidaturat e qytetit: “Se tani pushoi shiu dhe rrugët ishin të përmbytura. S’kishim si kalonim, kisha frikë të lëndohem. Erdha sepse e ndjej si detyrë qytetare. Jam shumë e pakënaqur nga kandidaturat, nuk kanë aftësi profesionale. Vlonjatët janë të pakënaqur dhe të pashpresë. Kjo është arsyeja pse shumë kanë bojkotuar,” tha ajo.
Numri i ulët i votuesve në Vlorë, sipas saj, lidhet pikërisht me këtë ndjenjë pakënaqësie dhe mosbesimi tek kandidatët.


