Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    E-mail-i i Pentagoni për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “E kisha ëndërr dhe e realizova”/ Klaus Gjasula heq dorë nga Kombëtarja e futbollit

    August 28, 2024
    “E kisha ëndërr dhe e realizova”/ Klaus Gjasula heq dorë nga Kombëtarja e futbollit

    Klaus Gjasula ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare.

    Mesfushori luftarak ka biseduar me trajnerin Silvinjo dhe stafin teknik, duke u komunikuar vendimin e tij.

    Gjasula numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci – Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollisti ka bërë të ditur vendimin e tij, duke u shprehur se për të ka qenë gjithmonë një ëndërr të luante dhe të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ndërsa shton se është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve.

    “E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Europian. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.

    Gjithsesi, me ftohtësi kam gjykuar dhe kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr.

    Pas pesë vitesh do të kem mundësinë të vij në stadium dhe ta mbështes Kombëtaren tonë si tifoz. I jam falënderues Zotit, familjes time dhe të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë në çdo moment dhe kanë besuar tek unë”, shkruan Klaus Gjasula.

    https://www.instagram.com/p/C_NTFK1i1K3/?igsh=eTkybTJjZ2syaGcw

     

    ëndrra heq dore nga kombetarja \ Klaus Gjasula
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    April 24, 2026

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    April 24, 2026

    E-mail-i i Pentagoni për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    April 24, 2026

    Netanyahu zbulon se u trajtua fshehtas për kancer

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.