Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    E keni pagën 1 milion lekë? Nga janari 2025 do të plotësoni DIVA-n. Ja çfarë do të thotë kjo

    October 2, 2024

    Nëse paga juaj është më shumë se 1 milion lekë bruto në muaj, nga viti 2025 do të duhet të plotësoni Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

    Thënë më thjesht, nëse rroga mujore neto që kalon në bankë ose merret në dorë është mbi 80 mijë lekë, duhet plotësuar formulari DIVA pranë administratës tatimore. Aktualisht këtë detyrim e kanë të punësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

    “Zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun përjashtues nga 2 milion lekë në vit në 1.2 milion lekë në vit, është masë pozitive për nxitjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe deklarimin e të ardhurave”, citon A2 Ministrinë e Financave.

    Gjithashtu, nga viti i ardhshëm individi do të detyrohet të dorëzojë pranë administratës tatimore deklaratën DIVA edhe në rastet kur të ardhurat vjetore janë më shumë se 50.000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim. Pra, deklarimi do të bëhet edhe për të ardhurat e tjera veç punës.

    “Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributet e detyrueshëm të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave tatimore në Shqipëri të cila kanë një impakt të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik, dhe eficencën e tregut të punës. Në terma afatmesëm, sistemi aktual i taksimit të punës ka nevojë për ndërhyrje me qëllim reduktimin e ndërlikimeve që shkaktojnë disa baza tatimesh”, citon A2 Ministrinë e Financave.

    Në rast se nuk do të plotësohet Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave, individi do të ngarkohet me gjoba të cilat rriten në rast se vijojnë të mos paguhen. Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore për vitin e shkuar DIVA u plotësua nga 73 mijë 790 individë, nga të cilët 24 mijë 224 me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49 mijë e 566 të dy punësuar.

    1 milion page ne muaj diva tatimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.