Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës me një dedikim për vëllain e ndjerë, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri

    February 2, 2026

    Këngëtari nga Peja, Gjesti, është rikthyer në skenën muzikore dhe në rrjete sociale pas një periudhe të gjatë mungese, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë dhe shpresëdhënës.

    Në një postim në profilin e tij, ai ka publikuar një fotografi, ku shfaqet i qetë dhe i reflektuar, duke njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në jetën e tij. “Kapitull i ri. Ju dua ♥️”, ka shkruar Gjesti krahas fotos.

    Rikthimi i tij vjen pas një tragjedie familjare që e mbajti larg vëmendjes publike. Vëllai i tij, Eldioni, ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.

    Këngëtari zgjodhi që kthimin në muzikë ta bëjë me një dedikim prekës për vëllain e ndjerë. Kënga “Memories” pasqyron dhimbjen, mallin dhe emocionet e forta që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të vështirë.

    Në postimin ku njoftoi publikimin e këngës, Gjesti shkruante:
    “Muzika më ka ndenjur gjithmonë afër, si në gëzim, si në hidhërim. ‘Memories’ është një këngë që e kam shkruar me lot dhe e kam pasur shumë të vështirë ta incizoj. Jam munduar ta kursej familjen time, mos t’i mërzis shumë. E në krejt këtë mërzi, po mundohem të gjej lumturi dhe të kthehem në muzikë afër jush.”

    Teksti dhe vija melodike mbajnë qartë prekjen personale të artistit. Në vargjet e këngës, Gjesti i drejtohet vëllait duke shprehur se i kanë mbetur shumë gjëra pa i thënë, ndërsa kujtimet për të mbeten të pashlyeshme.

    Ai flet hapur për dhimbjen e humbjes, duke pranuar se ka pasur momente kur i ka munguar motivimi për të vazhduar përpara, ndërsa rikujton kohën e kaluar bashkë – momente që sot mbeten vetëm kujtime. “E kuptova kur ike sa shumë të desha”, shprehet këngëtari në këngë.

    Gjesti Këngëtari nga Peja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    April 19, 2026

    Të shtëna pranë universitetit në SHBA, tre studentë të plagosur

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.