Detaje të reja kanë dalë në pah nga humbja e 27-vjeçarit në Has.
Kujtojmë se Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit i cili ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm. Për rrjedhojë ditën e djeshme rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.
Për rrjedhojë babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar.
Ata u ndanë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit burimet bëjnë me dije se familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.
Në lidhje me këtë situatëm, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit.