Audi, marka e makinave luksoze e prodhuesit të automjeteve Volksëagen Group, mësohet se së fundmi ka pezulluar dërgesat e automjeteve në SHBA.
E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të tarifave shtesë të automobilave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.
Referuar një raporti të siguruar nga një degë gjermane e industrisë automobilistike, Audi u dërgoi një letër tregtarëve të saj duke i informuar ata se të gjitha automjetet që do të hyjnë në SHBA pas 2 prillit do të mbahen për momentin dhe nuk do t’u dorëzohen tregtarëve.
Tregtarëve iu kërkua të përqëndroheshin në reduktimin e inventarëve të tyre.
Më tej u zbulua se Audi ka aktualisht 37,000 makina në SHBA që nuk preken nga tarifat e reja.
Kujtojmë se Audi nuk ka një fabrikë në SHBA dhe importon të gjitha automjetet e saj që shiten në këtë vend.