Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Memëlisht të Pogradecit ku një 49-vjeçar ka dhunuar barbarisht gruan e tij e më pas është arratisur.
Burimet policre bëjnë me dije se ngjarhja ka ndodhur gjatë kohës që i dyshuari Pavlo Fetahu ndodhej nën masën e sigurisë nga Gjykata, “arrest shtëpie”, për veprën penale të “dhunës në familje”.
Më tej u mësua segruaja ndodhet në spital e po merr mjekimin e nevojshëm për shkak të plagëve. Ndërsa 49-vjeçari pas tre ditësh kërkime është lokalizuar dhe arrestuar ditën e sotme (26 maj).
“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin: P. F., 49 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht”, njoftoi sot policia vendore.
“Bashkëshortja e 49-vjeçarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, sqaroi Komisariati.
Ndaj të dyshuarit u ngrit edhe një akuzë shtesë, ajo e “largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


