Papa Leone XIV së fundmi ka propozuar që Vatikani të shërbejë si vend për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi diskutimet në Stamboll nuk erdhën në ndihmë.
Pasi Vatikani raportoi mbi lajmin e bujshëm që takimi në Stamboll rezultoi i pavlefshëm për ta, kardinali Pietro Parolin përshkroi rezultatin e bisedimeve në Turqi si “tragjik”.
“Është e gjitha tragjike sepse shpresonim që një proces do të fillonte, ndoshta ngadalë, por me një zgjidhje paqësore të konfliktit. Në vend të kësaj, jemi kthyer në pikën fillestare”, tha ai në një aktivitet të organizuar nga Kisha Katolike Greke Ukrainase në Romë.
“Nëse është e nevojshme, Papa do të sigurojë Vatikanin, Selinë së Shenjtë, për një takim të drejtpërdrejtë midis dy palëve”, shtoi ai.
LEXO EDHE:
“Ditë historike e Europës në Shqipëri.” Rama publikon video nga takimi me liderët europianë


