Zhvillime interesante vijnë nga merkatoja. Interi ka hedhur “grepat” për mesfushorin italian, Nikolo Rovela.
Sipas gazetarit Oracio Akomandos, nënkampionët e Serisë A kanë bërë një ofertë zyrtare për Rovelën. Ai bën me dije se drejtuesit e Interit kanë ofruar Kristjan Asllanin dhe një kompensim financiar për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. Megjithatë, përgjigja nga ana e Lacios ka qenë negative. Gjithsesi në ditët në vijim pritet të ketë një tentive të re të zikaltërve për mesfushorin.

Vlen të theksohet fakti se Rovela, aktualisht është i huazuar te Lacio nga Juventusi.
“Paralizohet” Tirana/ Shqipëri-Serbi në dorë të antiterrorit. Ja masat që do të merren
Personat fizikë do të paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë
Divorci me Patris Berishën/ Tuna: S’isha më e lumtur, shtatzëninë e fsheha deri në muajin e 9
Gjyqi për rastin e Jan Prengës/ Prokurorja e SPAK përplaset me avokatin e të pandehurit


