Site icon Informohu siç duhet

E bija i zbuloi tradhëtinë, babai vr*t barbarisht vajzën 18-vjeçare

E bija i zbuloi tradhëtinë/ Babai vret barbarisht vajzën 18-vjeçare

IRAN– Krimi në familje nuk është prezent vetëm në vendin tonë. Mediat e huaja sëfundmi kanë raportuar për një ngjarje të rëndë ku një vajzë 18-vjeçare në Iran është vrarë nga i ati i saj.

Siç pas asaj që kanë shkruar mediat mësohet se vrasja ndodhi sepse 18-vjeçarja zbuloi dhe i tregoi nënës së saj se bashkëshorti po e tradhëtonte atë.

Krimi ndodhi në qytetin Islamshahr, me viktimën 18-vjeçaren Fatemeh Soltani. Videoja e kamerave të sigurisë ka kapur momentin e sulmit vrasës nga babai i 18-vjeçares, i cili e sulmoi atë me thikë, duke e goditur disa herë.

Fatemeh punonte në një sallon flokësh fshehurazi nga familja e saj, pasi kishte frikë nga reagimi i babait të saj. Megjithatë, babai i 18-vjeçares zbuloi se ku punonte ajo duke caktuar një takim nëpërmjet një numri telefoni që gjeti në faqen e biznesit në Instagram. Kur Fatimeja e kuptoi këtë, ajo telefonoi nënën e saj për ta njoftuar, por nuk pati kohë të reagonte. Babai i 18-vjeçares po e priste atë në hyrje të sallonit të flokëve, duke e goditur disa herë me thikë atje. Siç raportojnë mediat iraniane, babai i 18-vjeçares u ndal vetëm kur një kalimtar bërtiti./Radar.al

Tabaku ndryshon strategji, Shehaj vijon ritmin. Sa shpenzuan kandidatët në META gjatë javës së fundit

Festojnë datëlindjen të dy në një ditë, urimi i Arbanës për Eduartin: Dashuri…

Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në Elbasan

Exit mobile version