TIRANË-Mbrëmë në emisionin “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel është trajtuar ngjarja e rëndë me abuzimin e vajzave të mitura në Vlorë.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar në “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.
Ai zbuloi se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.
“Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim. Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë. Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë.”-ka treguar kështu Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve./Radar.al
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama pritet të prezantojë sot programin e PS
Lëviznin me motomjet me targë të vjedhur, dy të rinjtë nuk i binden urdhrit për të ndaluar


