Plot 52 vite nga shfaqja e filmit “Kapedani”, tashmë filmi vjen i restauruar për të mbetur një dëshmi e gjallë e kinematografisë shqiptare.
Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, e bija e aktorit të ndjerë, Nikolin Xhojës, Aksijna Xhoja tregoi se si e priti lajmin e restaurimit të filmit “Kapedani”.
Xhoja përgjatë fjalës së saj nuk ngurroi të shprehte lumturinë, teksa tregon se shumë të rinj i njohin batutat e filmave ku “xha Beqoja” ka luajtuar.
“Ndihem shumë shumë mirë. Kam një keqardhje se duhet të ishin bërë vite më parë që t’i gëzonin dhe ata. Më bëhet shumë qejfi që të rinjtë i shohin ende filmat e vjetër. Mua vajza dhe djemë të rinjë më kanë takuar dhe më kanë thënë batutat e babait tim kur marrin vesh që jam e bija e Nikolin Xhojës. Vdiq në moshë të re. Ai nuk donte të tregonte dhimbjen, na jepte gjithmonë kurajo”, tha Aksijna Xhoja.


