Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “E-Albania do kalojë në tjetër nivel”, Rama: U kurseu shqiptarëve 620 mln €

    March 25, 2025

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa ka marrë pjesë në prezantimin e fituesve të startup dhe Startup Grant2024 ka deklaruar se platforma e-albania do të kalojë në një tjetër nivel, ku asistenti virtual do të kryejë të gjitha shërbimet që do t’u kërkohet nga qytetarët.

    “E-Albania do kalojnë në një tjetër nivel, ajo Diella që del aty dhe flet, do e bëjë të gjithë shërbimin. Kjo do të realizohet me kërkesë, do i thuhet Diellës dua këtë, të gjithë punën do ta bëjë Diella, asistentja virtuale.”- bëri me dije Rama.

    Ndër të tjera shefi i qeverisë ka deklaruar se deri në fund të 2026, prokurimet publike do të bëhen me inteligjencë artificiale.

    “Jemi duke folur me Microsoftin për prokurimet publike pa pjesëmarrjen e njeriut që bën procesin e prokurimit publik deri në nxjerrjen e rezultatit pa pjesëmarrjen e njeriut pastaj komisioni përkatës certifikon rezultatin”, tha kreu i qeverise.

    Rama tha se platforma E-albania u ka kursyer shqiptarëve në total 620 milionë euro, që ata do të harxhonin për të marrë shpenzime.

    “Pashë një audit, marrë një grup ekspertësh që të bënin një audit analitik për çfarë ka ndryshuar platforma e-Albania në jetën e shqiptarëve. Dhe më mbetën në mend 3 të dhëna, e para që nga platforma janë kursyer shqiptarëve 620 milionë euro në total që përndryshe do t’i kishin harxhuar për të marrë shërbimet që kanë marrë në këto vite. E dyta, janë kursyer 75 mln fletë letre që nuk është pak. E treta, më domethënësja, koha e kursyer 25 mijë rrotullime rreth Tokës.”, tha kryeministri./Radar.al

    Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: E ‘frikshme’ për AI

    11 Maji zgjedhjet 2025 620 mln euro e-albania rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026

    Qen robot të armatosur, Taivani kthen sytë nga teknologjia, mund të përdoren për patrullim

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.