Një person dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte duke bërë ngjitje në shkëmbinj pranë Urës së Vashës, në aksin e Rrugës së Arbrit, në zonën e Klosit.
Sipas burimeve pranë Policisë së Matit, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa dyshohet se personi ka rënë në një zonë të thellë shkëmbore.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e personit nga terreni i vështirë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe identiteti i personit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet pas përfundimit të operacionit.


