Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    Tërmet 5.1 ballë në Peru, pesë viktima dhe 16 të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dyshime mbi rrethanat e vd*kjes së Epstein/ Një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvr*sje

    February 7, 2026
    Jeffrey Epstein

    SHBA– Dosja Epstein ka marrë vëmendjen e gjithë mediave në mbarë globin. Ndërkohë në dokumentet e publikuara së fundmi zbulojnë detaje të reja të orëve të fundit të Jeffrey Epstein, teksa ai ishte në qeli. Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, një i burgosur “misterioz” mund të ketë pasur qasje në vendin ku mbahej Epstein natën e vdekjes së tij.

    Hetuesit federalë kanë shqyrtuar pamjet filmike nga Qendra Korrektuese Metropolitan në Nju Jork, ku ishte i burgosur Epstein, dhe vunë re një figurë portokalli duke u ngjitur në një shkallë. Vetëm disa orë para se Epstein të vriste veten, kamerat e mbikëqyrjes filmuan një të burgosur që me sa duket po shkonte drejt qelisë së tij.

    Shkaku zyrtar i vdekjes së Epstein u regjistrua si vetëvrasje dhe ai u gjet i varur në qelinë e tij pak para orës 6:30 të mëngjesit më 10 gusht 2019.

    Shkallët që të çonin në katin e qelisë së Epsteinit u filmuan nga e vetmja kamera që dihet se ishte në funksion atë natë, e pozicionuar në mënyrë që qelia të ishte pjesërisht e dukshme. Gjithashtu, zyrtarët qeveritarë janë mbështetur shumë te pamjet filmike për të rindërtuar sekuencën e ngjarjeve para vdekjes së Epsteinit.

    Rishikimet zyrtare të vdekjes së Epsteinit nuk e përmendin figurën me ngjyrë portokalli, dhe deklaratat e mëvonshme nga autoritetet pohuan se askush nuk hyri në katin, ku Epsteini qëndronte./Radar.al

    Departamenti amerikan i Drejtësisë Jeffrey Epstein
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    July 19, 2026

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    July 19, 2026

    Tërmet 5.1 ballë në Peru, pesë viktima dhe 16 të plagosur

    July 19, 2026

    Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.