Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë Tiranë i vuri prangat në flagrancë shtetasit E. Xh., 23 vjeç, banues në kryeqytet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabis.
Komisariati i Policisë Nr.1 arrestoi në flagrancë gjithashtu shtetasit:
E. B., 47 vjeç, pasi në një stacion autobuzi, i ka vjedhur celularin një shtetaseje;
D. K., 50 vjeç, pasi në Rrugën e Barrikadave, i ka vjedhur celularin një shtetasi.
Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. T., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. T., u gjet dhe u sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin K. P., 28 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. M., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


